Ky vend në Evropë bëri çudi në luftën kundër koronavirusit, ja çka i ofron turistëve?

0

Nëpër shumë vende të botës dhe Evropës ka nisur shqyrtimi i planeve dhe protokolleve se si do të pranohen turistët e huaj.

Islanda është një nga vendet evropiane që me sukses ka vendosur kontrollin e epidemisë me koronavirusin, duke realizuar shumë teste për kokë banori. Ky vend tani për të pritur turistët e huaj ka vendosur që atyre tu ofrojë test falas, në vend të karantinës 14 ditëshe, përcjell INA.

Qeveria njoftoi se udhëtarëve do ti ofrohet testi për koronavirus që me mbërritjen e tyre në aeroporte, ndërsa harxhimet për këto i mbulon shteti.

Sipas planit, çdo udhëtarë që ka mbërritur në këtë vend pas testimit do të lejohet që të shkojë në shtëpi ose hotel. Nëse gjatë ditës testi do të dal pozitiv, atëherë do të ketë karantinim 14 ditësh, përcjell britanikja “Gardian”.

Ata që kanë dokument dhe dëshmojnë se nuk kanë koronavirusin, për shkak të testimit të kryer në vendin nga vijnë, nuk do të ritestohen, por do të lihen të lirë.

Në Islandën me mbi 364 mijë banorë, të infektuar janë 1800 veta, ndërsa deri tani 10 veta kanë ndërruar jetë. Rastet e para me koronavirus në këtë vend janë regjistruar në maj. Deri tani janë testuar mbi 15 për qind e popullsisë së këtij vendi. Gjysma e tyre nuk kanë treguar asnjë simptom se janë të sëmurë nga koronavirusi. (INA)