Kylie Jenner e shikon me admirimi brakun e rrumbullakosur, teksa pret me padurim të bëhet nënë për herë të dytë

Pavarësisht se është shtatzënia e saj e dytë, Kylie Jenner është e befasuar nga trupi i saj që ndryshon me shpejtësi.

Të premten, 24-vjeçarja u tregoi në Instagram 270 milionë ndjekësve të saj një vështrim të barkut të saj në rritje, shkruan DailyMail.

“Me të vërtetë është rritur këto javët e fundit”, ka shkruar Kylie në videot e postuara.

Duke filmuar veten nga ana tjetër e veshur me të zeza, nëna e ardhshme e dy fëmijëve shikonte me admirim barkun e saj të sapoformuar.

E filmuar nga komoditeti i shtëpisë së saj, ajo e mbështeti dorën në ije dhe më pas në stomakun e saj, i cila është dukshëm më i madh javët e fundit.

Më pak se një muaj Jenner konfirmoi se ajo dhe i dashuri i saj Travis Scott po prisnin fëmijën e tyre të dytë së bashku. Më 7 shtator ajo ndau lajmet e saj me botën përmes një videoje prekëse në Instagram, e cila ka grumbulluar gati 142 milionë shikime.

Ndërkohë, së fundi Kylie ka lansuar një linjë të re produktesh për fëmijë “Kylie Jenner”, e që pritet të dalë në treg me 28 shtator.