La një sërë “yjesh” jashtë Evropianit

Picture of INA
INA

07/06/2024

Janë padyshim favoritët për fitimin e këtij trofeu. “Tre Luanët” e Anglisë, me në krye teknikun Gareth Southgate kanë publikuar pasditen e kësaj të enjteje listën përfundimtare me 26 lojtarët e saj që do të grumbullojë në Kampionatin Evropian 2024, ku ashtu si në listën përfundimtare të “Të Kaltërve” të Italisë, nuk kanë munguar surprizat.

Southgate ka lënë jashtë listën emra me “peshë”, që shumë herë i ka mbështetur, ku më kryesori është qendërmbrojtësi i “Djajve” të Manchester United, Harry Maguire. Një tjetër emër me peshë që ngelet jashtë listës është edhe “fantazisti” i “Qytetarëve”, të Manchester City, Jack Grealish.

Mirëpo, dy të lartpërmendur nuk janë të vetmit të “dëbuar”, me “fantazistët” Jadon Sancho e Marcus Rashford, që u lanë jashtë listët përfundimtare, pavarësisht se u grumbulluan fillimisht nga Southgatë dhe e njëjtë gjë ndodhi edhe me “yllin” e Tottenham, James Maddison, largime këto që kanë “trishtuar” jo pak teknikun e “Tre Luanëve”.

“Maddison dhe Grealish i kanë dhënë diçka ndryshe Anglisë, kështu që ishte shumë i vështirë vendimi për të mos i grumbulluar në Evropian. Të dy djemtë janë karaktere fantastike dhe shokë skuadre të shkëlqyer”,- deklaroi 53-vjeçari nga Uatfordi, i cili udhëheq Kombëtaren e Anglisë, që prej vitit 2016.

TË FUNDIT

Kasami: Punohet për shkrirjen e VLEN-it në parti politike

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË