La të priste nusen në altar për të shpëtuar një jetë, kjo është ngjarja e mjekut shqiptar në Itali

0

Teksa po kurorëzonte dashurinë e tij në kishë, u largua nga altari sapo i tha të dashurës së tij “Po”, për të shpëtuar një jetë.
Kjo është ngjarja e mjekut shqiptar në Perugia të Italisë, Sokol Berishës.

Berisha sapo i kishte thënë ‘po’ të dashurës së tij dhe po dilte nga kisha e San Francesco d’Assisi në Matera, kur vuri re një grua që u rrëzua në tokë në afërsi të Piazza San Francesco Fortuna.

Menjëherë, dhëndri vrapo drejt 60-vjeçares për ti shpëtuar jetën, raportojnë mediat italiane.

Berisha përdori defibrilatorin e ndihmës së parë për ti dhënë ndihmë turistes dhe më pas ajo u dërgua në spital.

Ngjarja mund të kishte rezultuar fatale për turisten në qoftë se ajo nuk do kishte marrë ndihmën nga mjeku shqiptar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/