La Vista, aty ku do te gjeni mikpritjen shqiptare dhe menynë italiane (Foto+Video)

0

Mikpritja, bujaria dhe sofra me të gjitha të mirat e Zotit ka qenë traditë e lashtë shqiptare qe po vazhdon të trashëgohet edhe sot e kësaj dite. Me një mëny bashkëkohore, interirer e disajn komod e të këndshëm për çdo mysafir që dëshiron të kalojë çaste të mira, të shijojë shijen e ushqimeve të shijshme e mikpritje bujare, shkruan Botapress.

Një ambient të tillë, të këndshëm, të rehatshëm e komod mund ta gjeni edhe në restoranin La Vista.
I menaxhuar nga Ramiz Hoti, më përvojë mbi 30 vjeçare në profesionin e hotelerizimit e kuzhinës, La Vista tashmë është shndërruar një vend ku frekuentojnë për dreka, darka, party e gazmende të tjera familjare e biznesore jo vetëm për banorët e Stamfordit por edhe me gjërë.
Restorani La Vista gjendet në një pozite shumë të përshtatshme, me natyrë të bukur e ajër të freskët, larg zhurmës së kamionëve e transportuesve dhe nën hijen e drunjëve të mëdhenj, të gjatë e të veshur me gjelbrim.
“Zanatin e kuzhinierit e kam mësuar tash e 25 vjet më parë. Në fakt prej se kam ardhë në Amerikë jam marrë me këtë zanat, thotë Ramiz Hoti. Tu ofrosh njerëzve bujari, mikpritje, buzëqeshje e ushqim të shishëm është më shumë se sa një përfitim material, është një kënaqësi e vecantë kur një “kostumer” të falëndëron për pjatën e tij apo edhe kur vjen në kuzhinë dhe kënaqet duke të shikuar se si ia përgatit pjatën e tij të ushqimit. Unë kam një përvojë të mirë në këtë zanat dhe tash La Vista është më shumë se sa një restoran imi, është shtëpia ime, është vendi ku unë e ndjej veten shumë mirë jo vetëm duke punuar por edhe duke biseduar e përshëndetur me mysafirë” thotë Ramiz Hoti për Botapress.
Çdo mysafir që ia mësynë këti restorani, që në momentin kur zbret nga makina, para tij do të shfaqet një bukuri e rrallë jo vetëm natyrore. Ramiz Hoti është kujdesur jo vetëm për interierin e brendshëm të restoranit por edhe për pamjen e jashtme.
Për ata që e duan ajrin e pastër dhe natyrën e gjelbëruar, janë tavolinat e vendosura në hyrje të sallës së madhe të restoranit ku ofrohet shërbim i plotë me pije e ushqim.
Ndërkaq restorani La Vista ka një harmoni mes sallës së ushqimit dhe “barit”. Ata që preferojnë një aperativ para drekës apo darkës mund të ndalojnë në “bar” për pak kohë dhe më pastaj të vazhdojnë ndejtën e tyre në restoran.
La Vista është një restoran italian por aty shërbehen të gjitha llojet e specialiteve të kuzhinës amerikane.