Labi e hap kuletën për Shqipërinë, ja sa mijëra euro i ka grumbulluar!

0

Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri sot njoftoi që ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit në Shqipëri, si pasojë e së cilit kanë vdekur 51 persona. Përveç Shqipërisë, Tahiri premtoi që 2 mijë euro do t’i ndajë për familjen e vëllezërve Abazi nga Gjilani, të cilët kanë vdekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri. “10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipërinë! Radha e tretë qysh nga rasti vërshimeve në Shkodër, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam! Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dërgoj në llogarinë e tyre. Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe fëmijët që na presin që ti shërojmë…! Zoti e baft mirë.”, shkroi Labi në instagram, ku numëron 130 mijë ndjekës. Si pasojë e tërmetit të ditës së marte, që ka goditur Shqipërinë kanë vdekur 51 persona, ndërsa janë lënduar rreth 900 persona. Në mesin e viktimave ishin edhe dy vëllezër nga fshati Livoç i Gjilanit.