Labi proteston: S’ka koronavirus, dua të këndoj në dasma

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Labinot Tahiri ka qenë iniciatori i organizimit të protestës që është mbajtur para Qeverisë së Kosovës.

Në këtë marsh janë shfaqur artistë të ndryshëm të estradës shqiptare, ku shprehën pakënaqësitë e tyre.

Ndërkaq, Labinot Tahiri gjatë fjalimit që mbajti e ka cilësuar pandeminë coronavirus si gënjeshtër.

“Kjo është gënjeshtër, mua le të më dërgojnë në burg, edhe ty edhe të gjithë estradën, por kjo është gënjeshtër. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti”.

Gjatë fjalimit të tij ai përmendi edhe legjendën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, për të cilën sipas tij, Shteti nuk ka bërë asgjë.
“Asgjë, asnjë Qeveri as Shteti nuk ka bërë asgjë për ne, asnjëherë, as për Nexhmije Pagarushën para se të vdiste. Këtu ku jemi ne do të duhej të ishte busti ose një shenjë për yllin tonë shqiptar, Nexhmije Pagarushën, por kur vdiq ia nisën lot krokodili”, është shprehur ai.

Labi ndër të tjera shtoi se artistët të cilët protestuan gjatë ditës së sotme (e hënë) janë po të njëjtit që kanë kënduar në fushatat politike e përvjetore pa u paguar ndonjëherë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/73d7133b-4ba2-4e8b-9032-433244c93d1e