Labi shpërthen në fb ndaj ndjekësve: “Kujdes se edhe unë kam gjak shqiptari!”

0

Deputeti i deritanishëm, Labinot Tahiri ka përcjellë një porosi të fortë përmes një fjalimi që ka pasur në rrjetin social facebook. Ai ka sqaruar se përse braktisi AKR-në dhe ka kaluar në AAK, por edhe rreth zhvillimeve të tjera për karrierën e tij.
Por Labi nuk ka mundur të durojë kritika dhe komentet fyese ndaj tij nga ana e disa ndjekësve.
“Kush më shanë e ka të sharë, jo veç sot, po prej që kam hy në politikë. Kështu që kujdes, se edhe unë kam gjak shqiptari”, ka porositur Labi.
Ai më tutje është shprehur se ka lidhje me politikën dhe ka treguar që dikur i ka sharë edhe nëpër komente.
“Keni thanë që skam lidhje në politikë, por do ta shihni se kam lidhje shumë me politikë. Dikur kam sha edhe nëpër komente, por tani nuk shajë më, se e kam pa që keni të drejtë edhe ju me folë. Jeni me fat që ka shumë vajza e zonja këtu se pasha besën e Zotit kurrë nuk kishit ditë me sha”, ka vazhduar Labi.