Labi u premton ‘qengja e muzikë’ pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që ndodhen në veri

Këngëtari e ish-deputeti, Labinot Tahiri, është mjaft aktiv dhe i zëshëm në çështjet e përditshme që kanë të bëjnë me vendin.

Ai së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderon Policinë e Kosovës për punën e bërë gjatë këtyre ditëve, duke theksuar se është krenaria e çdo familje.

I njëjti madje u ka premtuar një darkë të mirë me ‘qingja e muzikë’ pas përfundimit të këtyre operacioneve.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“DHURONI URIME E LUTJE PËR POLICINË E SHTETIT TONË.

Policia jonë krenaria e çdo familje!

Ju ruajt Zoti.

Miku im, Komando, iu bën të fala të gjithë shokëve e kolegëve atje, edhe atyre njesiteve policore!

Kur të përfundojnë këto operacione, e bejmë nje darkë supêr të mirë me kingja e muzikë, sapo të qetsohet pandemia!