Labinot Tahiri humb durimin nga masat kufizuese të COVID-19: Javën tjetër do këndoj në të gjithë lokalet

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri e ka humbur durimin ndaj masave të vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në një postim në InstaStory, këngëtari, i cili ka qenë pa punë që nga momenti i fillimit të pandemisë, shkruan se nga java tjetër do këndojë në të gjitha lokalet e Kosovës.

Ai u shpreh se kushdo që ka frikë se mos infektohet të qëndrojë në shtëpi, ndërsa vuri fokusin tek fushata zgjedhore në Kosovë, duke theksuar se si pasojë e saj janë rritur rastet.

“Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar, rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Nuk ka problem, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka problem që fushatat na shtuan rastet. Pa punë nuk shkon, duket me sakrifikuar dhe me ju dërgu në shtëpi fëmijë me ngrënë e me pi, me ju ble libra dhe me i ndihmu ata mijëra qytetare që kanë mbetur pa punë.

Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazanë të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë. Vaksina nuk keni dhe keni për të qëndruar mbyllur edhe për një vit. Hipokrizi gjithandej”- shkroi Labinot Tahiri.