Labinot Tahiri ndihmon studentët kosovarë që mbetën në Egjipt për shkak të pandemisë

0

Labi ka ndihmuar studentët kosovarë që pandemia bëri që të mbeten të izoluar në Egjipt.

Këngëtari Labinot Tahiri njihet për aktivitetet humanitare, të cilat po i vazhdon edhe sot, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi, Labi njoftoi se do t’i ndihmojë financiarisht 8 studentët që mbetën në Egjipt për shkak të pandemisë.

Ai tha se do ua dërgojë së paku 3000 euro për bileta kthyese ose bursa dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të angazhohen për rikthimin e tyre në atdhe.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Të dashur qytetarë!
Ne njihemi për vepra, dhe me vepra deshmohen punët tona për çdo qytetar në trevat shqiptare.

Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për 8 studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjeherë për ta , do të ju dergojmë së paku 3000 € për biletat kthyese ose për bursa!

Ata kanë mbetur atje si pasojë e pandemisë!
Personalisht dua t’iu bëj thirrje edhe organeve shtetërore që sa më parë të interesohen për kthimin e djemve në atdheun e tyre.

Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kthyer studentët e tyre, ndërsa Kosova jo, sepse nuk ka ambasadë në Egjipt!

Kam dëshirë që paratë ti dorëzoj tek Bashksia Islame e Kosovës, me shpresë që ato të iu shkojnë këtyre 8 studentëve ku po studijojnë fakultetin e shkencave Islame.

Zoti ju bekoftë!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. /Lajmi.net/

Pêr 8 studentën shqiptarë që kanë mbetur në Egjipt! Të dashur qytetarë! Ne njihemi për vepra, dhe me vepra deshmohen…

Gepostet von Labinot Tahiri am Freitag, 5. Juni 2020