Labinot Tahiri: Për GRUPIN KUMANOVA!

0

Nga Labinot Tahiri

Vllezer dhe motra!

Sot, janë futur në grevë urie vllezerit tanë të grupit KUMANOVA!
Sinqerisht ndiej keqardhje për këtë lajm.
Si shenjë solidarizimi, nga paga ime mujore e deputetit, që kam në muajin dhjetor dhe në janar, do u’a dorëzojê familjeve të tyre, me qëllim që të pakten ndonjë dhuratë apo ndonjë gjë ta kenë fëmijêt e tyre për festën e Vitit të Ri!
Ta konsiderojnë se u’a ka dërgua vëllau apo motra nga gurbeti, ashtu siç na gëzonin gjithnjë gurbetçarët gjatë fundvitit.

Shuma e këtyre dy pagave është 3000 EURO, të cilat me datën 2 dhjetor duhet t’i marrë një përfaqesues kryesor që kujdeset për Grupin Kumanova.

Kjo nuk është ndihmë, kjo është solidarizim. Nuk duhet të kënaqemi për fundvit vetem ne, por, edhe antarët e familjeve të tyre.
Uroj që faktori ndërkombëtar dhe faktori politik në Kosovë e në Shqipëri, ta kenë parasyshë jetën e atyre burrrave, e mos ta harrojnë kontributin e tyre në luftën për Lirinë e Kosovës.

Vali Zeka dhe ju vëllëzër Zoti ju bekoftë✊🏼

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipērisë