Lady Gaga flet rreth lajmeve për shtatzëninë

0

“Po, jam shtatzënë…”
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Lady Gaga mohoi thashethemet që po qarkullojnë se ajo është shtatzënë.

Gaga deklaroi që është shtatzënë vetëm me albumin e saj të ri që pritet të publikohet së shpejti.

“Në lidhje me zërat që unë jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”, shkroi artistja në rrjetin social, Twitter.


Me këtë shkrim, Lady Gaga pranoi që është duke punuar në albumin e saj të gjashtë, shkruan rtv21.tv

Thashethemet në lidhje me shtatzëninë e këngëtares kanë filluar menjëherë pas ndarjes së saj me të fejuarin, Christian Carino.

Lady Gaga përveç sukseseve në karrierën muzikore është përfolur mjaft shumë edhe për jetën e saj personale, ku është aluduar që është në një lidhje të fshehtë me aktorin e njohur, Bradley Cooper.

Thashetheme këto që i ka mohuar artistja në një emision amerikan, ku ka treguar që lidhja e saj me aktorin është vetëm profesionale dhe asgjë më shumë./21Media