Gjatë spektaklit prime të mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania 4, Laerti ka shpërthyer në kritika ndaj Gjestit, duke vënë në dyshim jo vetëm figurën e tij publike, por edhe kontributin artistik.
“Gjesti nuk është model, një djalë që është prezantuar si kantautor dhe nuk ka shkruar asnjë varg. Nuk është shembull, një njeri që nuk di e të prezantohet si fitues i një Big Brother VIP,” u shpreh Laerti me ton të ashpër.
Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale, duke ndezur debat mbi vlerat dhe figurat që duhet të përfaqësojnë finalen e këtij edicioni.(INA)