Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson Kosovën, 16 modele po shqyrtohen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Mars, 2023

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga Kosova si dobësim i funksionalitetit të saj.

Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Në një intervistë për “Atlantic Council”, Lajçak ka thënë se për Asociacionin Kosova dhe Serbia duhet të bien dakord se si do të jetë e se si nuk duhet të jetë. “Nuk duhet të kemi frik nga diçka që s’është ende në agjendë, në procesin e dialogut.

Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, ka thënë ai duke shtuar se si ndërmjetësuese BE-ja është “garantuese që çka do që pajtohet duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane”.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës sipas standardeve evropiane”, tha ai./GazetaExpress

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar-lajcak

Lajçak dhe Escobar vijnë në Kosovë dhe Serbi

burim piraj

Biznesmeni Burim Piraj ‘zbulon’ skenarin që do të ndodh me veriun

aksident

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur, mes tyre një 15 vjeçare

kroacia

Kroacia ja mori krejt punëtorët sezonal Maqedonisë së Veriut

kfor veri barrikada

Plani 8 pikësh për de-përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës

kfori ushtria turke

KFOR-i turk pritet të vendoset në Veri të Kosovës

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

supermarketet-800x445

Qytetarët kritika Qeverisë: Ngrirja dhe shkrirja e çmimeve nuk dha rezultate

ageler kovacevski

Kovaçevski – Ageler: Maqedonia e Veriut, pas anëtarësimit në NATO, duhet të bëhet anëtare e BE-së

INFO

NA NDIQ