Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

INA
INA

6 Qershor, 2023

Pas takimit mbrëmë me Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajçak sot do t’i shkojnë në zyrë presidentes, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 09:45.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Pas këtij takimi, Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe me liderët e partive opozitare.

Një burim i Gazetës Online Reporteri.net brenda AAK-së i ka thënë thënë mediumit se takimi do të zhvillohet nesër, dhe Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë së bashku me nënkryetarin, Ardian Gjini.

“Po takimi me opozitën do të jetë nesër. Kryetari Ramush Haradinaj së bashku me nënkryetarin Ardian Gjini do të jenë në atë takim”, tha ky burim për Reporteri.net.

Kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovës vjen pas tensioneve në veri që u shkaktuan pas hyrjes së kryetarëve të rinj nëpër objektet komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Në takimin me Kryeministrin Kurti, Escobar dhe Lajçak paraqitën tri kërkesa, mirëpo siç tha ky i fundit për zgjedhjet nuk u pajtuan.

“Ne prezantuam propozimin në kuadër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri pika. I pari de-eskalimi, i dyti zgjedhjet e reja të shpejta dhe i treti kthimi te dialogu. Patëm një diskutim të gjatë, të sinqertë dhe të vështirë me kryeministrin për këto pika. Nëse do të kishim arritur një dakordim [për zgjedhjet], do e thoja”, tha Lajçak para gazetarëve./Reporteri.net/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

KFOR KS

NATO miraton forca shtesë pas tensioneve në veri/ Ky është paralajmërimi – ja çfarë mund të fshihet pas këtij vendimi

ushtria serbe

Ushtria serbe afër Kosovës, vjen paralajmërimi: Le ta provojnë prapë! Ja çfarë do t’u ndodhë

grupi terrorist banjske radojcic

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ – ja kush fshihet prapa tyre!

INFO

NA NDIQ