Lajçak flet për takimet në Kosovë e Serbi: Shpresuam më shumë, do t’iu raportoj vendeve të BE-së

Picture of ina-online
ina-online

12/06/2023

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, ka shkruar në Facebook për vizitat e tij në Prishtinë dhe Beograd.

Ai vizitoi Kosovën dhe Serbinë bashkë me Gabriel Escobar, përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor. Në kohën kur Veriu i Kosovës po përbalet me krizë politike, dhe atë të sigurisë.

E për këto vizita, Lajçak thotë se ka shpresuar më shumë. Sidoqoftë, për gjithçka thotë se do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian.

“Pas disa ditësh në rrugë jam kthyer në Brukselin me diell. Këtë javë, vizitova Prishtinën dhe Beogradin së bashku me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së dhe të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar. Udhëtuam në rajon me qëllim që të adresojmë situatën e tensionuar në veri të Kosovës të cilën e kemi parë të gjithë gjatë javës së fundit dhe të eksplorojmë potencialin për një zgjidhje politike”, ka shkruar fillimisht Lajçak.

Më pas ka shkruar për takimet që i ka zhvilluar në Prishtinë, me përfaqësuesit institucionalë dhe ata të opozitës.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”.

Po ashtu, raporton edhe për takimin që e ka pasur me Listën Serbe, duke thënë se janë përfaqësuesit e palës së prekur.

“Pasi që asnjë zgjidhje nuk mund të arrihet pa përfshirë popullatën e prekur, DAS Escobar dhe unë u takuam me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”.

Më pas, Lajçak ka treguar për vizitën që e ka pasur në Beograd, duke treguar për takimet që pati atje bashkë me Escobarin.

TË FUNDIT
1 ditë
Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë...
2 ditë
Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite
2 ditë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet
2 ditë
LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan
3 ditë
Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi: E kuptueshme sjellja Ramës sepse Albini ja shkatërroi karrierën në Kosovë, Maqedoni, Luginë…

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

Mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së, Kosova s’është në rend dite

festime-flamuri-kosoves

Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ja kur dalin rezultatet

dioguardi-

LQSHA e DioGuardit: Kosova mos të kushtëzohet, SHBA të ndryshojë politikën e saj në Ballkan

Kurti

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

flamuri-kosov-be

Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin

Hajrulla Ceku

Euro 2027 organizim i përbashkët Shqipëri-Serbi, reagon ministri i Kosovës: Nuk na treguan dhe nuk na pyetën fare

Lutfi Haziri

“Nuk keni parë asgjë”, Haziri: Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në Kosovë, Haga nuk e lejon të shkojë në Suedi

INFO

NA NDIQ