Lajçak: Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së Urës së Ibrit – çorientuese

Picture of INA
INA

15/08/2024

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës kryesore të Ibrit janë çorientuese.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Lajçaku ka thënë se BE-ja vazhdimisht ka thënë se çështja e hapjes së urës duhet të diskutohet në dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar ai.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës në negociatat me Serbinë, ka shkruar në “X” se BE-ja është duke kërcënuar me vendosjen e masave shtesë ndaj Kosovës po qe se zbatohet marrëveshja e ndërmjetësuar nga vetë ajo.

Bislimi ka shkruar se emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë më 19 qershor, kur pati diskutuar për temën e urës mbi lumin Ibër, ka thënë që në rast se Kosova nuk preferon që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, atëherë rekomandon që të bëhen bisedime të brendshme me serbët lokalë. Ai po ashtu ka thënë se një partner i QUINT-it e pati shtuar kërkesën që të ketë inspektime teknike.

E pas realizimit të dy kërkesave shtesë, Bislimi ka thënë se BE-ja tani po kërcënon me masa ndaj Kosovës nëse e hap urën për qarkullim të veturave.

TË FUNDIT
6 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
9 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
13 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
17 orë
Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit
17 orë
“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

Gunter Fehlinger

“Vuçiq po synon luftë në Kosovë!”, eksperti austriak ‘shokon’ me deklaratën: Ja kur po e planifikon atë!

ardita sinani

Kryetarja e Komunës së Preshevës: Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi rrezikon paqen në rajon

Blerim-Latifi

Latifi i bindur se hoxha nga Sanxhaku është UDB-ash

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

INFO

NA NDIQ