Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Picture of INA
INA

01/09/2024

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja për normalizim e arritur vitin e kaluar në Ohër, nuk është implementuar ende.

Ai këtë deklaratë e bëri në Forumin GLOBSEC në Pragë, derisa shtoi se megjithëse marrëveshja është arritur dhe është një hap përpara në procesin e normalizimit, nuk është bërë asgjë për ta implementuar atë.

Lajçak citoi presidentin francez Emmanuel Macron, i cili në një deklaratë të bërë në Beograd ditë më parë tha se “Rruga është e hapur dhe se ajo është Marrëveshja e Ohrit”.

“Mendoj se kemi arritur të bëjmë gjënë më të mirë të mundshme që është marrëveshja për rrugën drejt normalizimit e cila u miratua vitin e kaluar në Ohër, por asnjëherë nuk është zbatuar realisht ose akoma më keq zbatimi nuk ka filluar ende. Dua të citoj presidentin Macron i cili ditë më parë në Beograd tha se rruga është e hapur dhe rruga quhet Marrëveshja e Ohrit. Ajo që mungon është vullneti politik dhe përgatitja e dy shoqërive për të avancuar në këtë rrugë”, tha Lajçak, përcjell telegrafi.

Diplomati sllovak tutje theksoi se është e nevojshme që të dy shoqëritë të jenë të gatshme dhe të angazhuara për të vazhduar me implementimin e marrëveshjes.

Lajçak madje u shpreh skeptikë se implementimi i kësaj marrëveshje do të ndodh para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në shkurt të vitit 2025 në Kosovë.

“Do të ishte naive të pritej një përparim i dukshëm në implementimin e marrëveshjes para këtyre zgjedhjeve.”

Megjithatë, ai ka theksuar rëndësinë e ndjekjes së progresit të rëndësishëm në implementimin e marrëveshjes menjëherë pas zgjedhjeve.

“Ne duhet të sigurojmë që pas zgjedhjeve të shohim përparim të dukshëm në implementimin e marrëveshjes,” tha Lajçak.

TË FUNDIT

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si nuse të bukur

Lewandowski me “hat-trick”, Barcelona fiton ndaj Celta Vigos

Mourinho u largua nga Fenerbahçe, me një faturë prej 747.000 eurosh shpenzime hoteli!

Italia duhet të heqë dorë nga Kean: Gattuso e ka gjetur zëvendësuesin…

PSG-ja fiton ndaj Lyonit dhe rikthehet në kreun e tabelës

KQZ shpall rezultatet preliminare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË