Lajçak sot në Prishtinë, pasdite takohet me Kurtin

Picture of INA
INA

30/01/2024

Pas vizitës në Beograd, i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë gjatë ditës së sotme.

Vizitën e Lajçak në Prishtinë për Reporteri.net e kanë konfirmuar dje nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ky takim është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm të Lajçak me partnerët për t’i ndihmuar të ecin përpara në Dialog.

“Mund të konfirmoj se i Dërguar Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi do të takohet me presidentin serb Vuçiq sot në Beograd dhe nesër do të jetë në Prishtinë për takime me homologët e Kosovës. Kjo është pjesë e kontaktit dhe ndërveprimit të tij të vazhdueshëm me partnerët për t’i ndihmuar ata të ecin përpara në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE”, tha Stano në një përgjigje dhënë për Reporteri.net.

Burime të Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se Lajçak në Prishtinë pritet të takohet me kryeministrin Kurti.

I pari i Qeverisë do ta pres në takim emisarin evropian pasditen e së martës, në objektin e Qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Lajçak tha se me të kanë bërë një bilanc mbi gjendjen në dialog si dhe kanë folur edhe për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhëneve mes dy vendeve.

“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiq. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak në platformën “X”.

Lajçak, është takuar me edhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai paralajmëroi një takim midis dy kryenegociatorëve, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia, i cili sipas tij mund të ndodhë së shpejti në Bruksel, për të vazhduar me negociatat.

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË