Lajçak sot vjen në Kosovë: Do të takohet me Kurtin e krerët e opozitës, shkon edhe në Veri

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, vjen sot në Kosovë dhe qëndron deri më 29 qershor.

Sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajcak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i EUSR Lajcak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor”, thuhet në njoftim.

Zyra e BE-së në Kosovë thotë se detajet më të hollësishme do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor. /Reporteri.net/.