Lajçak takon përfaqësues nga Franca, Gjermania e Italia – në takim edhe Escobar

INA
INA

25/09/2023

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet gjatë ditës me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, bëjnë të ditur burime nga Brukseli, për Radion Evropa e Lirë. Sipas këtyre burimeve, në takim do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim i jashtëzakonshëm pason një sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic. Sulmuesit janë të kombësisë serbe.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sulmi është kryer në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se ka edhe të lënduar. Më vonë gjatë ditës, tre sulmues u vranë dhe gjashtë persona u arrestuan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupi i sulmuesve është “formacion terrorist dhe kriminal”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili iu drejtua publikut të dielën në mbrëmje, i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se serbët e Kosovës u rebeluan “duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit”.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi këtë sulm.

Lidhur me këtë, Bashkimi Evropian doli dy herë me komunikata. Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e vlerësoi sulmin si agresion, dhe aktin si “terrorist”. /REL/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ulutash

Komandanti i KFOR’it flet për situatën në Veri: E qetë, por mbetet e brishtë

bajram begaj

Presidenti Begaj: Shqipëria u zgjodh për herë të tretë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Babai takon Naim Murselin në burg: Djali im nuk ka ditur gjë për vrasjen e Liridonës atë natë

liridona

Fëmijët e Liridonës merren nën kujdestarinë e shtetit suedez

punetor

Demolli: Pas janarit vështirë se do të gjenden punëtorë me pagë 600 euro

VISAR

Talat Xhaferi kryeministër, Ademi: Kthim prapa s’ka, moment që shënon histori!

pacolli pasuria

Pacolli akuzon “disa njerëz” se po tentojnë ta ngatërrojnë publikun rreth vrasjes së Liridonës

liridona

Publikohet video nga restoranti ku Naimi i çoi fëmijët dhe Liridonën pak para vrasjes

granit plavaa

Videoja e Granit Plavës, i dyshuari për ekzekutimin e Liridonës, kur hyn në restorant

INFO

NA NDIQ