Lajçak thotë se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës, atje do të jenë Kurti dhe Vuçiq

ina-online
ina-online

15/01/2024

Lajçak thotë se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës, atje do të jenë Kurti dhe Vuçiq

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimet e tij javore që kishte në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka treguar se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës ku do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Atje pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por emisari evropian nuk përmendi ndonjë takim potencial në mes Kurtit e Vuçiqit.

“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos duke marrë pjesë në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka deklaruar Lajçak.

Po ashtu ai ka falënderuar Francën për mbështetjen në procesin e dialogut, transmeton Gazeta Express.

”Duke filluar javën e parë të punës të vitit, vizitova Parisin, ku u angazhova në një sërë takimesh shumë konstruktive dhe thelbësore në Quai d’Orsay dhe Élysée. Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francezë dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar Dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë të gëzojmë”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.

Më tutje ai ka thënë se ka bërë një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në dialog. Ai ka përmendur edhe njohjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të mërkurën, kam ofruar një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në Dialog që nga prezantimi im i fundit në tetor dhe pritshmëritë për vitin 2024. Veçanërisht, të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizoi plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Progres i konsiderueshëm është arritur edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë”, ka thënë Lajçak./Gazeta Express

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi vucic

Kamberi publikon listën e kërkesave që ia dorëzoi Vuçiqit

Hovenier

Hovenier: Marrëveshja e Ohrit mbetet ligjërisht obligative.

Liridona ademaj

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

serbet smigic sulm veri polici zvecan kfor

Njëri 6 muaj burgim, tjetri 6 mijë euro gjobë – dënohen dy serbët për sulm ndaj KFOR-it në veri

bislimi-petkovic-lajcak

Nis takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

arbana xharra enes goga

Gazetarja Arbana Xharra fiton betejën ligjore kundër Kryeimamit Enes Goga, ky është vendimi

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

INFO

NA NDIQ