Lajçaku e nis javën në Kosovë, drekë me Kurtin dhe Bislimin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Ai do ta zhvillojë një drekë pune së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

“Nesër, kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë një drekë pune me emisarin Lajçak”, ka thënë Kryeziu.