Lajm aspak i mirë për Kosovën

0

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë finalen e play-offs kualifikues për EURO 2020, ku mund të luajë nëse e fiton gjysmëfinalen kundër Maqedonisë, si mysafire – në Gjeorgji ose Bjellorusi. Kosova e Bernard Challandes e humbi shansin e parë për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, pasi nuk arriti të zërë vendin e parë apo të dytë në Grupin A, duke mbetur e treta, pas Anglisë dhe Çekisë. Megjithatë, Verdhekaltrit e kanë edhe një mundësi të dytë për ta zënë një vend në EURO 2020 – përmes fazës së play-offs kualifikues për Evropian, ku e zuri një vend pasi e fitoi Grupin D3 të Ligës së Kombeve. Rivale të Kosovës në këtë play-off janë tri Kombëtaret e tjera që i fituan grupet e tyre përkatëse në Ligën D të Ligës së Kombeve – Maqedonia, Gjeorgjia dhe Bjellorusia. Këtë përballje historike Kosova do ta zhvillojë si mysafire , që gjë u vendos nga shorti që u mbajt sot në orën 12:00. Kjo bën që Kosova të mos e ketë epërsinë e të qenët vendas në asnjërën ndeshje të play-offs kualifikues për EURO.