Lajm bombë për reprezentuesin e Kosovës në Angli

0

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, është përzgjedhur në ekipin më të mirë U21 në Premier League, nga “Goal”. “Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare, zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premier League me Manchester Cityn. Portieri i ri ishte zgjedhja e parë nga Pep Guardiola për Kupën EFL. Muriqi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për të fituar kupën, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për Muriqin. Arijanet Muriqi (Manchester City), Alexander-Arnold (Liverpool), Foyth (Tottenham), Gomez (Liverpool), Sessegnon (Fulham), Rice (West Ham), Guendozi (Arsenal), Brooks (Bournemouth), Richarlison (Everton), Rashford (Manchester United), McNeil (Burnley) bëjnë pjesë në ekipin më të mirë të Premier League U21, sipas “Goal”.