Lajm i keq për kombëtaret e vogla, UEFA nuk e zgjeron listën për ‘Euro 2028’

Sipas The Times, UEFA nuk do të vazhdojë me zgjerimin e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro-2028.

Objektivi i organit që rregullon futbollin evropian do të ishte që të shkojë nga 24 në 32 skuadra, por e përditshmja britanike thekson se disa probleme e bënë organin e drejtuar nga Ceferin të bllokonte nga kjo ide, përcjell GazetaBlic Sport.

Krahas presionit nga operatorët televizivë se shtimi i kombëtareve do të sillte ndeshje jo tërheqëse për tifozët, UEFA u përball me probleme edhe në planin e kualifikimeve dhe vetë turneun, të cilat nuk mundi t’i kapërcejë në kohë.Nëse konfirmohet, ky do të ishte zgjerimi i katërt i Kampionatit Evropian.

Gara filloi me katër skuadra (1960), shkoi në tetë (1980), më pas në 16 (1996) dhe, së fundmi, në 24 në 2016. Atë vit, skuadra si Islanda ose Uellsi bënë debutimin e tyre në kompeticion./GazetaBlic Sport/