Lajm i mirë për Albin Kurtin nga Washingtoni

0

Haki Abazi, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, po qëndron për vizitë në Washington. Ai ka thënë se atje ka zhvilluar takime dhe diskutime për fitoren e Vetëvendosjes për qeverinë Kurti dhe prioritetet, marrëdhëniet rajonale dhe perspektivën e integrimit Evropian dhe koalcionin LVV-LDK.

Abazi ka treguar se Kurti ka marrë ftesë që të jetë i pranishëm në Washington DC, përcjell Bota sot. Postimi i Abazit në Facebok: Një ditë përplot takime dhe diskutime në Washington DC për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për qeverinë Kurti dhe prioritet, mardhëniet rajonale dhe përspektivën e integrimit Evropian dhe natyrisht koalcionin LVV-LDK. Ditë e shkëlqyeshme në Johns Hopkins University me pjesmarrës nga Kongresi Amerikan, akademia, profesionist, dhe perfaqësues -diplomat nga rajoni dhe Gjermania dhe diaspora ne SHBA. Interesim shumë i madh për të ndëgjuar dhe diskutuar për Kosovën pas zgjedhjeve dhe pas fitores së LVV. Ajo që mundem më kënaqësi të ndaj me të gjithe ju është mirëkuptimi dhe përkrahja e plotë për prioritet e qeverisë Kurti të paraqitura në fushatën elektorale, dhe posaqerisht lufta kundër krimit dhe korrupcionit, pozicionimi ndaj dialogut më Serbinë dhe fokusimi tek përmbajtja dhe parandalimi i proceseve që mund të degradojnë dhe shtojnë tensionet ashtu siq ka ndodhur deri tani, reciprociteti si praktikë ndërkombtare, dialogu me Serbet lokal, dialogu me BE, masat dhe zhvillimi ekonomik dhe parandalimi/ nderprerja e vazhdimit të largimit të njerezve nga Kosova, fokusimi tek arsimi që përgaditë fuqi punëtore që plotëson kërkesat e tregut. Atmosferë shumë pozitive dhe optimizëm i shtuar gjithëandej por edhe në bisedat në Atlantic Council dhe ftesa për Kryeminstrin Kurti që të jetë i pranishëm në Washington DC. “Kosova deri tani është model i sukseshëm në rajon të Ballkanit për ndryshimin nëpermjet zgjedhjeve demokratike”