Lajm i mirë për energji, Kurti thotë se ‘Kosova B’ do të modernizohet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Prill, 2023

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe General Electric (GE) kanë nënshkruar marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit Kosova B.

Marrëveshja u cilësua shumë e rëndësishme edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili tha se modernizimi në këtë termocentral ka qenë i domosdoshëm.

“Jemi këtu për ta shtruar rrugën legjislative dhe strategjike për sektorin e energjisë. Nënshkrimi i sotëm shënon një ngjarje të rëndësishme për një ndër shtyllat kryesore të energjisë në Koosvë, KEK-un”.

“Njësitë e termocentralit filluan të konstruktoheshin para më shumë se gjashtë dekadash. Që atëherë, ato na kanë ofruar stabilitet në furnizimin me energji të vendit. Madje, ato janë shfrytëzuar përtej kufijve të tyre të funksionimit. Shpeshherë edhe KEK-u na ka thënë se rrezikohen që të mos funksionojnë më. Kosova B si termocentrali më i ri e ka bartur më së shumti ketë peshë. Ceremonia e sotme është një ndër hapat më të rëndësishëm për t’ia hequr këtë barrë, ta rrisim sigurinë tonë të furnizimit dhe stabilitetit të sektorit të energjisë”.“Rëndësia e modernizimit nuk mund të theksohet aq sa duhet. Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 në 17 megavat. Nuk do të ketë nevojë për riparime të shpeshta, do të nevojiten njëherë në tetë apo nëntë vite”, ka thënë Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla pamjet rrahja

Sveçla publikon pamje kur dy shqiptarë u sulmuan nga serbët në veri

blinken

Situata në veri, Blinkeni tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

albin-kurti-vjosa-osmani

Mediumi serb: Kush janë partnerët perëndimor që po i japin përkrahje Kurtit?

vucic vjosa osmani

Vjosa Osmani e refuzoi, Vuçiç: Delegacioni i Kosovës nuk pranoi të takohemi

kurti-hovenier

Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë si ta inkurajojmë Kosovën ta bëjë atë që duhet

kurti

​Kurti s’lëshon pe, nuk pranon që kryetarët t’i ushtrojnë detyrat në zyra paralele

vosja osmani

Nis takimi Osmani-Scholz-Macron në Moldavi (FOTO)

BLINKEN

Blinken nga Oslo kërkon shtensionim të menjëhershëm në veri

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

INFO

NA NDIQ