“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe”- artistët shqiptarë reagojnë pas aksidentit tragjik në Bullgari

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Bullgari, ku si pasojë e përplasjes dhe djegies së një autobusi humbën jetën 45 udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Autobusi raportohet se kishte 52 njerëz, ndërsa në mesin e të vdekurve kishte edhe 12 fëmijë.

Ndërkaq, u bë e ditur se shtatë persona janë të akomoduar në spitalin Pirogov, prej tyre pesë meshkuj dhe dy femra.

Lidhur me rastin e rëndë, reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta duke filluar nga liderët politikë e po ashtu edhe nga një pjesë e estradës.

Gold AG, Adriana Matoshi, Rona Nishliu, Tuna Sejdiu, Arbenita Ismajli, Fatmir Spahiu, Arta Nitaj, Vesa Luma – janë disa nga personazhet publike që u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.