Lajm jo i mirë për shtetasit e Ballkanit që presin të punojnë në Gjermani

0

Punëtorët e ndërtimtarisë, kuzhinierët, kamarierët dhe profile të tjera ndoshta do ta kenë vështirë për të shkuar në Gjermani, për të marrë vizën dhe për të gjetur punë.

Kjo për shkak se partnerët e koalicionit të kancelares Angela Merkel kanë mosmarrëveshje dhe vështirë do të gjejnë kompromis për atë se a duhet të vazhdojnë masat lehtësuese për shtetasit e vendeve të Ballkanit për të marrë vizë pune dhe për të punuar në Gjermani, raporton ZDF.

E gjithë kjo situatë u krijua për shkak të trendeve ekonomike negative që pritet të ndjehen në ekonominë gjermane, për shkak të koronavirusit, përcjell INA.

Por edhe para se të shpërthejë pandemia, mes partnerëve të koalicionit në Gjermani ka pasur mosmarrëveshje, për atë se a duhet që të vazhdojë rregullativa për pranimin e punëtorëve të kualifikuar nga Ballkani.

Sipas medias gjermane, partia e kancelares Merkel pop yet se Gjermania a mund të vazhdojë të pranojë çdo vit punëtorë nga Ballkani Perëndimor. Por nga Industria e Ndërtimit në Gjermani kanë thënë se pa punëtorët nga Ballkani do të ketë problem në sferën e ndërtimtarisë. Kjo u theksua nga Feliks Paklepa nga kjo shoqatë.

“Ndërtuesit nga Ballkani kanë përvojë dhe se kjo i mungon tregut të punës.”, theksoi Paklepa. Gjermania nga 15 qershori do të hap kufijt për qytetarët e vendeve të treta, ku bëjnë pjesë qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Me rregullativën e re të marsit të këtij viti, qytetarët e kualifikuar nga këto vende do të mund të gjejnë punë në Gjermani dhe se më pas vijon procedura e rregullimit të vizës dhe qëndrimit. (INA)