Mickoski: Po shqyrtojmë taksë shtesë për beqarët – alarm për rënien demografike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Qeveria po shqyrton vendosjen e një takse shtesë për personat e pamartuar, si masë kundër rënies demografike në vend.
Ai theksoi se në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë dhe kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një ulje natyrore prej 4.140 banorësh në një vit. Në 4 vitet e fundit, sipas tij, vendi ka humbur mbi 33.000 banorë.
Mickoski tha se gjithnjë e më pak njerëz martohen, lindin më pak fëmijë dhe shumë fshatra nuk kanë më klasë të parë. “Koha është për një shtet ku lindin më shumë fëmijë dhe të rinjtë martohen”, tha ai.(INA)