Lajm tragjik/ Vdes në stërvitje futbollisti 23-vjeçar

Ntaku Zibakaka, lojtari i Sagrada Esperanca nga Kategoria e Parë e Angolës, ka vdekur pasi është sëmurë gjatë stërvitjes me skuadrën.

Esperanca e ka konfirmuar vdekjen e tij sot përmes një komunikate.

Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar thuhet të jetë sëmurë gjatë një seance stërvitore në kampin e klubit për përgatitje parasezonale në Benguela.

“Angola Press” raporton se lojtari kishte filluar të ndihej keq gjatë seancës stërvitore në Praina Morena dhe ishte dërguar në një klinikë ku në fakt kishte arritur i vdekur.

“Me dhimbje në zemër, klubi njofton publikun, tifozët dhe anëtarët rreth vdekjes së papritur të lojtarit tonë Ntaku Zibakaka”, thuhet në komunikatën e klubit. /Syri.net/