Kompania amerikane e investimeve, Fidelity, ka njoftuar se rrjeti social X (ish-Twitter) ka humbur më shumë se 71 për qind të vlerës së tij që kur u ble nga multimiliarderi Elon Musk në tetor 2022, shkruan Business Insider.
Musk bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë dhe Fidelity, e cila ka aksione pronësie në këtë rrjet social, e vlerësoi 15 miliardë dollarë në maj të vitit të kaluar. Kjo është një e treta e asaj që ka paguar Musku.
Mediat amerikane besojnë se viti i kaluar ishte i vështirë për X-in dhe marrëdhëniet me reklamuesit. Musk pati thënë në korrik se kompania ishte në gjendje të vështirë financiare për shkak të reduktimit të madh në reklama kur ndryshoi emrin e Twitterit.
Kompanitë si Disney dhe IBM i dhanë fund reklamimit në X në nëntor pasi Musku miratoi atë që shumë e panë si një mesazh antisemitik.
Musk më vonë kërkoi falje, por kritikoi ata që ndaluan reklamat në rrjetin e tij social. Ai ka pranuar se bojkoti, siç tha ai, mund ta “vriste” kompaninë.