Lajme të mira për Ramos, do të kthehet më shpejt seç pritej

Më 6 shkurt, Sergio Ramos iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë. Klubi kishte njoftuar se Ramos do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë. Por kapiteni i madrilenëve, i ka befasuar të gjithë dhe mund të kthehet më shpejt nga sa pritej.

Sipas informacioneve të “AS”, Ramos dëshiron të kthehet më 13 mars në La Liga kundër Elche për të qenë gati për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Atalanta.
Në moshën 35 vjeç,Ramos nuk ka humbur motivim dhe do t’u kishte bërë përshtypje mjekëve gjatë testeve të tij të fundit. Kthimi i tij do t’i bëjë mirë mbrojtjes së Real madrid, që ka e ka vuajtur shumë këtë mungesë.