Lajmërohet Grenell, kritika Uashingtonit, mban anën e Vuçiqit

Picture of ina-online
ina-online

03/10/2023

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, e ka kritikuar Washingtonin zyrtar rreth deklaratave për trupat ushtarake të Serbisë nga afërsia e kufirit me Kosovën.

Ai ka folur edhe për sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës në Banjska të Zveçanit, ku më 24 shtator u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

“Ata (SHBA) bënë një gabim këto dy ditët e fundit duke thënë se Serbia po shtonte trupat kur Serbia në të vërtetë po zvogëlonte trupat në kufi. Ata duhet të sqarojnë faktet e tyre”, tha ai.

Gjithashtu ish-shefi i Inteligjencës amerikane u ankua për paratë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shpenzojnë për trupat ushtarake në Kosovë.

“Ne, në administratën Trump, po flisnim për pakësimin e trupave të NATO-s dhe, kjo i kursen amerikanëve shumë para. Ne kemi një debat të madh në këtë vend nëse Amerika duhet të paguajë apo jo për sigurinë. Qoftë nëpërmjet operacioneve paqeruajtëse të OKB-së apo operacioneve të NATO-s, taksapaguesi amerikan paguan shuma të mëdha parash”.

Në fund ai tha se Kosova dhe Serbia ishin më të sigurta nën udhëheqjen e Donald Trump.

Analisti politik Dushan Janjiq thotë se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

Grenell ishte i dërguar special për dialogun në kohën sa ishte në pushtet presidenti Donald Trump, por edhe pas largimit të tij, Grenell ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë, shkruan portali malazez. “Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kur shefi i tij nuk është në pushtet”, tha Janjiq.

TË FUNDIT
1 orë
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
19 orë
Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”
23 orë
Shpërthim i fuqishëm në Mal të Zi, dy të vdekur dhe tre të plagosur
1 ditë
Micotakis: Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit
1 ditë
Të dhëna alarmante! Venecia drejt fundosjes?!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mark rutte

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

IMG_3389

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

policia-mali-zi

Shpërthim i fuqishëm në Mal të Zi, dy të vdekur dhe tre të plagosur

micotakis mitsotakis

Micotakis: Shkupi të kuptojë se nuk mund të luajë me Athinën për çështjen e emrit

venecia venedik

Të dhëna alarmante! Venecia drejt fundosjes?!

kaja kallas

Kush është Kaja Kallas, gruaja që mund të zëvendësojë Borrellin?

dacic

Daçiq bën thirrje për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd

Dodik

SHBA përfshin në Listën e Zezë edhe rrjetin që rriti pasurinë e Dodikit

radev

Presidenti bullgar nuk pret për ta takuar kryeministrin malazez, pasi që u vonua 4 minuta

INFO

NA NDIQ