Lajmet e fundit nga sporti

0

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është i hapur për t’u rikthyer sërish në stol, por vetëm nëse ekzistojnë kushtet optimale, transmeton “Zeri.info”.

Wenger u largua nga Arsenali në vitin 2018 pas 22 vjetësh në krye të londinezëve, derisa momentalisht është duke punuar në FIFA si Shef i Zhvillimit Global të Futbollit.

“Çdo ditë, dua të stërvit, e kam bërë këtë gjë gjatë gjithë jetës sime”, u shpreh Wenger për “Europe 1”.

“Jam 70 vjeç, kam dhënë shumë. A duhet të luajë paksa me ruletë ruse, edhe kur bëhet fjalë për shëndetin tim? Unë nuk mund t’i bëj gjërat si gjysma, kështu që ia bëj vetes këtë pyetje”, shtoi francezi.

Kur u pyet se do të rikthehej si trajner, ai u përgjigj: “Do të ndodhë në kushtet të cilat i konsideroj optimale. Përndryshe, jo”./Zëri