Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

Picture of INA
INA

26/09/2023

Policia e Kosovës njofton se në veri të vendit janë arrestuar edhe dy persona dhe janë konfiskuar arsenal armësh.

“Vlerësuar në aspektin e sigurisë, situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar. Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë (8)persona.

Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:

• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
• dy armë të gjata (mitraloza),
• një snajper (black spear 12.7mm),
• një minahedhës (82 mm),
• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
• një automatik (RPZ),
• dy pushkë gjuetie,
• dy armë të shkurta (revole),
• një granatë dore,
• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
• nëntë jelekë antiplumb,
• një radiolidhje,
• tetë çanta ushtarake,
• gjashtë uniforma ushtarake.

Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor.

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saja në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Njëkohësisht njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve”, thuhet në njoftim. (INA)

TË FUNDIT

Lapaj: 9 Korriku i Gostivarit – Gjak për flamur, heshtje nga Tirana!

Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

BitChat, aplikacioni që punon pa internet dhe pa numër telefoni!

Pse Brukseli po “flirton” me Beogradin?

Ekip i Ushtrisë nga Njësia për Mbrojtje Atomike, Biologjike dhe Kimike, po mbledh të dhëna për cilësinë e ajrit në Vizbeg

Kontroll në klubet e natës në Tetovës dhe Gostivarit, ndalohen 7 persona për keqpërdorim të qëndrimit turistik

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË