Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka publikuar se ka vendosur të emërojë Radmilla Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të ardhshme, shkruan gazeta KOHA.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të ardhshme të përgjithshme. Ajo është një besimtare e vërtetë në NATO, e di punën që duhet për t’u bashkuar me Aleancën dhe çfarë do të thotë të jesh anëtare e plotë. Mezi pres të punoj me të ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”, shkruan Rutte në faqen zyrtare të NATO-s.
Zonja Shekerinska ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministre për Integrime Evropiane dhe Ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe anëtarësimin e vendit në Aleancën e NATO-s në vitin 2020. Ajo do të marrë postin e saj ditëve në vijim. (koha.mk)