Lajmi i keq për të gjithë fansat e serialit “La casa de papel”

0

La Casa de Papel, është seriali spanjoll i cili ka patur një sukses të madh falë Netflix. Drama spanjolle e cila mbajti të mbërthyer shikuesit me kthesat dramatike, komplote dhe skenarin është drejt përfundimit të saj. Vetëm pak ditë më parë ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, ai i cili njoftoi të gjithë fansat se “La Casa de Papel” ka filluar xhirimet e sezonit të pestë. Mirëpo, një lajmi i keq është se ky sezon do të jetë edhe fundi i këtij seriali.

Alex Pina, prodhuesi ekzekutiv ka bërë të ditur se “La Casa de Papel’ nuk do të ketë një sezon të gjashtë, prandaj shikuesit duhet të shijojnë çdo moment. Ky lajm ka bërë që të gjithë fansat të reagojnë në rrjetet e tyre sociale duke shpresuar që organizatorët të ndryshojnë mendje.