Lampard zbulon momentin kyç të përmbysjes dhe lojtarin e ndeshjes që siguroi mbijetesën

Everton triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Crystal Palace dhe siguroi matematikisht qëndrimin në Premier League, teksa pas ndeshjes shumë tifozë zbritën në fushë për të festuar bashkë me futbollistët.

Me këtë triumf, “Toffees” shkuan në kuotën e 15 pikëve të marra nga situata disavantazhi, teksa më shumë ia ka dalë të rikuperojë vetëm skuadra tjetër e qytetit, Liverpooli me dy më tepër, ose 17 pikë.

Trajneri Lampard pranoi vështirësinë e sfidës dhe deklaroi se momenti kyç ishte goli i Keane në fillim të pjesës së dytë, ndërsa më i miri për Everon, padyshim Delle Ali.

“E dinim që do të ishte e vështirë, pasi ata kanë një skuadër shumë cilësore, që bëhej më e rrezikshme nga fakti që luante e çliruar nga objektivat. Pas pjesës së parë 0-2, gjithçka u komplikua edhe më shumë, por momenti kyç ishte goli i Keane. E dija që duhej të rihapnim shpejt ndeshjen, pasi nësë do të kalonin edhe 10 minuta të tjera pa shënuar, do të zbehej besimi dhe shfaqej lodhja. Një nga më të mirët ishte padyshim Delle Ali, të cilin e morëm në një moment të vështirë dhe e pritëm të rikthehët në formë, por justifikoi gjithçka duke udhëhequr skuadrën me besim, zgjuarsi, teknikë dhe cilësi”, u shpreh Lampard.