Lamtumira e profesorit nga Tetova me nxënësin e tij që ndërroi jetë: Shpëtimi u nis për në parajsë!

0

URIM SALIHU
12 Maj. Çdo gjë u ndal, mes frymëmarrjeve që u këputën dhe miliona dhimbjeve që nuk rrëfehen dot.
Ke mbyllur sytë përgjithmonë Shpëtim, prandaj Pranvera nuk e ka ndërmend të ikë ndërsa dimër do ketë çdoherë në shpirtin e prindërve tu. Një shi i lehtë bie mes dëshpërimit, dhimbjes dhe ditës që e mbyt mërzia.
Shpëtimi jonë I shtrenjtë hapi portat dhe nuk pranoi thirrjet tona. Ai u nis drejt parajsës sepse kështu deshti Zoti që të mirët gjithmonë I merr para kohe. Akoma pa u rritur.
Duhej të iknin të tjerë, mbase njerëz të shtyrë në moshë, ose të njerëz të lodhur nga jeta e ashpër. Por ti Shpëtim akoma nuk I kishe 17.
Sa mizore është vde.kja. Sa e akullt. NUK IA DUROJMË PREKJEN.
Shumë dashuri të prisnin Shpëtim, por ti vendose të ikësh heshturazi. Shumë herë kam menduar se nuk je ti ai që u lëshove në krahët e mbretit të botës _vdekjes. Ishte herët. Ti duhej të vishnje pas pak kostumin solemn të maturës.

Nuk duhej ta braktisje atë bankë shkolle mbushur me shumë kujtime rinore. Në atë bankë ku shkruaje shpesh emrin Jeta. Ti kishe shumë ëndrra rinore që nuk duhej të të priteshin kaq dhimbshëm. Duhej gjithashtu Shpëtim të shperndaje mesazhe të shumta për njerëzit e varfër,
Për të pastrehët për të braktisurit sepse e ndjeje se ajo jetë e ashpër që I godiste të bënte të vuash. Do ti mungosh qytetit tim Shpëtim, o shpirt I pastër Rinor që ike në këtë muaj të shenjtë.Në stadium do ketë një zë më pak, por do ketë më shumë trishtim.
/Autori i shkrimit është profesor në Gjimnazin “7 marsi”-Tetovë/