Lamtumira e të atit

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë lamtumirën ish-presidentit George H.W. Bush me një funeral shtetëror në Uashington, ku morën pjesë figura të larta të politikës amerikane, së bashku me udhëheqës aktualë e të mëparshëm nga e gjithë bota.
Ish-presidentëve amerikanë Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama iu bashkuan Presidentit Donald Trump, gjatë shërbimit të përmortshëm për ish-presidentin George H.W.

Bush në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, ku fjalimi kryesor u mbajt nga George W. Bush, djali i presidentit të ndjerë si dhe Presidenti i 43-të i SHBA-së.

“Ai na mësoi se shërbimi publik ishte diçka fisnike dhe e domosdoshme”, tha ish-Presidenti Bush përpara të pranishmëve. “Ai kishte një aftësi të madhe për të dhënë nga vetëvetja.” Ndërsa mbaronte fjalimin George W. Bush nisi të qajë. Ai e përshkroi babanë e tij si “një njeri të madh e fisnik”.