Lamtumirë Juventus, Pjaca gjen klubin e ri!

0

Marko Pjaca do të gjejë një ekip të ri në formë të huazimit në fillim të vitit 2018.

Marko Pjaca do të largohet nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi kroat do të gjejë një ekip të ri në formë të huazimit në fillim të vitit 2018.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” ka bërë të ditur destinacionet e mundshme të Pjacas, përcjell “lajmi.net”.

Schalke, Monaco dhe Zenit St Petersburg kanë shfaqur interesim për huazimin e tij.

Por, klubi nga Bundesliga është favorit për huazimin e Pjacas, deri në fund të sezonit./Lajmi.net/