Lamtumirë Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, Kuvendi hapi rrugën

0

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut miratuan nevojën e sjelljes së ligjit për krijimin e Ministrisë për Sistem politik dhe e përcollën në procedurë të mëtejshme parlamentare, për në lexim të dytë, informon INA.

Propozuesi i ligjit, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi tha se të gjitha kompetencat nga sekretariati i kalojnë ministrisë dhe i shtohen kompetencat e tjera. Bëhet fjalë për Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve.
Kjo ministri do të formohet me ndryshimin e dy ligjeve, Ligjit për Qeveri dhe Ligjit për organizimin dhe punën e organeve shtetërore, që janë pika e 15 dhe 14 e rendit të ditës. Ky propozim është parashtruar nga deputetët e shumicës parlamentare.
Deputeti Artan Grubi faleminderoi partitë parlamentare për përkrahjen për këto ndryshime.

“Me përfundimin e pjesës normative të MO-së, arrimë në një stadium të ri të zhvillimit të shoqërisë sonë. Vlerësojmë se MO-ja tejkaluar në aspektin e rregullativave ligjore që burojnë nga ajo dhe tani duhet punojmë në zbatim” , u shpreh Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

Deputetët nga pakicat tjera kërkuan shpjegim për termin “marrëdhënie ndërmjet bashkësive”, duke kritikuar punën e sekretariatit për mos angazhimin ndaj përfaqësimit të drejtë dhe adekuat për bashkësitë tjera etnike. Këto ndryshime në Kuvend janë në përfundim e sipër, derisa zëvendëskryeministri në sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Lika ka dalur kundër vendimit për shkrirjen e këtij sekretariati. (INA)