Lamtumirë titullit kampion me 100 pikë. Barcelona e Xavit është në krizë, e tregojnë qartë shifrat

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/04/2023

Xavi Hernández nuk do të përballet me Tito Vilanova me një titull të La Liga-s të fituar me shifra treshifrore pikësh. Pas disfatës së mbrëmshme në Vallecas, skuadra blaugrana mund ta mbyllë kampionatin me maksimumin 97 pikë.

Çka do të ishte një numër brutal, sigurisht, por e vërteta është se javët e fundit të këqija për skuadrën e Xavit kanë prishur një mundësi që ishte shumë, shumë e hapur dhe shumë e realizueshme vetëm një muaj më parë.

Dhe pikërisht Barça po kalon momentin më të keq të sezonit. Qoftë nëse iu referohemi rezultateve, qoftë ndjesive të lojës. Është e vërtetë që fitorja e fundit në “Camp Nou” kundër Atletico Madridit kishte merita dhe la disa nuanca të blerta, por në përgjithësi La Liga nuk po përfundon sipas dëshirës. Statistikat nuk gënjejnë. Vetëm një fitore në pesë angazhimet e fundit zyrtare (ajo e përmendur kundër Atlético Madridit).

Pas humbjes së dhimbshme 4-0 në Kupën e Mbretit kundër Real Madridit, dy barazime të njëpasnjëshme kundër Girona dhe Getafe, si dhe disfata e mbrëmshme në Vallecas kundër një Rayo Vallecano që ishte dukshëm superiore. Janë 5 pikë të fituara nga 12 të mundshme të fundit në lojë. Kësaj i duhet shtuar se skuadra katalanase pësoi dje edhe dy gola, 22% e totalit të pësuar në 30 ndeshjet e mëparshme të La Liga-s.

Edhe pse Robert Lewandowski mundi ta prishë “thatësirën” që zgjati për të (ka pasur katër ndeshje radhazi pa shënuar), e vërteta është se skuadra e Xavi Hernández vazhdon të tregojë mungesë alarmante të shënimit dhe ideve sulmuese në 3/4 e fushës. Mbrëmë, Frenkie de Jong dhe Pedri më në fund luajtën bashkë pas lëndimeve.

Raphinha u shfaq me ndezje, Lewy ishte shumë i vetmuar. Skuadra nuk është në gjendje të reagojë kur ka ndryshime të skenarit, kur është në presion ose kur kundërshtari është taktikisht i jashtëzakonshëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ