Lansohet Vera e Kosovës në Suedi (FOTO)

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/03/2022

Nga Beqir Sina/INA

Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, njofton se përmes një programi të pasur, në praninë e shumë të ftuarve nga institucionet suedeze, bota e biznesit, mediet dhe përfaqësitë diplomatike, bëri Lansimin e Verës Kosovare, për herë të parë në Suedi.

Ky eveniment simbas saj u organizua në bashkëpunim me ndërmarrjen Dardania Wine, me bazë në Suedi, në krye me znj. Valbona Shala.

Në njoftim thuhet po ashtu se Ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi, pasi përshëndeti mysafirët, nuk kaloi pa e përmendur edhe luftën në Ukrainë, të shkaktuar nga agresioni rus, ndër të tjera, duke shtuar se, askush nuk mund të bashkëndjejë më shumë me popullin e Ukrainës, se sa ai i Kosovës, i cili në një të kaluar jo të largët, ka përjetuar terror të ngjashëm. Më pas ajo bëri një prezantim rreth mundësive për investime në Kosovë.

Programi është u pasuar nga fjala e përfaqësuses së Stone Castle, znj. Teuta Kurshumlija. thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm,

Mysafirëve iu drejtua me një fjalim mbresëlenës edhe drejtoresha ekzekutive e Dardania Wine, znj. Valbona Shala.

“Programi kulmoi me performancën fantastike të Trios muzikore përbërë nga Pia Ternström, Johanna Halvardsson, udhëhequr nga Rudina Hatipi. Ato performuan pjesë nga muzikali “Tri Verat” autore dhe tekstshkruese e të cilit është Rudina Hatipi, artiste teatrale me origjinë nga Kosova. E veçanta e kësaj performance muzikore-teatrale ishte se një pjesë e saj u këndua edhe në gjuhën shqipe” njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm, raporton Bota sot.në New York.

https://www.facebook.com/beqir.sina/posts/5247486705316207

TË FUNDIT

Gati 90% të votave të numëruara nga KQZ: VV prin me 41.29%, PDK e dyta me 21.83%o

Kurti shpall fitoren: Procesi ishte i ndershëm

Stavileci: PDK është e kënaqur me rezultatet

KQZ: VV 42 %, PDK 22% … nga 73% votat e numëruara

Abdixhiku: E marr përgjegjësinë për rezultatin, do t’i jap llogari vetëm LDK-së dhe votuesve

Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË