Barcelona po vazhdon të hasë në probleme sa u përket parametrave të “fair-play” financiar, të imponuara nga La Liga.
Për këtë arsye, presidenti Joan Laporta thotë se nuk janë vazhduar ende kontratat me lojtarët si Gavi, Araujo e Balde, me të cilët është arritur marrëveshja qe një kohë për ta vazhduar bashkëpunimin.
“Duhet ta presim qershorin për t’i zgjidhur këto çështje”, deklaroi kreu i klubit katalunas për mediumin “Cadena Ser”.
closevolume_off
Barcelona po përballet me probleme financiare që prej fillimit të pandemisë.
Kjo bëri që ky klub të mbetej edhe pa legjendën e futbollit, Lionel Messi.
Katalunasit po mundohen ta marrin veten dhe të kthehen në majat e futbollit evropian.