Presidenti, Hoan Laporta deklaroi se Barcelona nuk ka përfituar kurrë ndonjë avantazh sportiv, ndërsa një gjykatë në Barcelonë ka nisur hetimet për pagesat e bëra në një kompani në pronësi të një ish-zyrtari të lartë të arbitrave. Sipas kreut të blaugranave, pagesat ishin transparente dhe kryheshin në këmbim të shërbimeve këshillimore.
“Barcelona kurrë nuk ka kryer ndonjë veprim që ka pasur për një qëllim për të alternuar kompeticionet në mënyrë që të arrijë një avanazh sportiv në favorin tonë. Fakti që Barça mori këshillim teknik dhe referal nga këta njerëz nuk konstituon asnjë krim, e aq më tepër penal. Duhet ta dini që ky këshillim profesional që klubet e mëdha marrin, është pjesë e rëndësishme e klubeve.”
Sipas hetuesve, Barcelona ka bërë një pagesë me vlerë 7.3 milionë Eurosh nga viti 2001 deri në 2018 për firmat në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira. Negreira ishte zv.president i komitetit referues të Federatës Spanjolle të Futbollit nga viti 1993-2018. Ai akuzoi presidentin e La Liga-s Javier Tebas se po pëppiqej që të dëmtonte reputacionin e Barçës.
Laporta sulmoi edhe rivalët e Real Madridit, që kanë shprehur mbështetjen për hetimin.
“Real Madridi ka qenë historikisht i favorizuar nga gjyqtarët. Përgjatë 70 viteve, ata që kanë vendosur personat që do të bënin drejtësi sportive kanë qenë ish ortakë, ish-lojtarë ose ish-drejtues të Realit. Reali është një ekip regjimi!”
Laporta tha se kishte nisur një fushatë mediatike për të diskredituar klubin.