Largime të sigurta nga Interi, katër futbollist me valixhe në duar

Picture of INA
INA

03/05/2024

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion, 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për skuadrën me të cilën do të përfaqësohen në edicionin e radhës, ku natyrisht ambiciet dhe përgjegjësitë janë më të mëdha. Deri tani është konfirmuar firma me sulmuesin iranian Mehdi Taremi dhe mesfushorin polak Piotr Zielinksi, që vijnë me parametra zero, pasi u ka përfunduar kontrata me Porton, përkatësisht me Napolin.

Ndërkohë, media pranë klubit zikaltër bën me dije se janë të paktën 4 futbollistë të skuadrës kampione të Italisë, që po bëjnë valixhet gati për t’u larguar nga Interi në fund të këtij sezoni. Bëhet fjalë për Aleksis Sançez, Huan Kuadrado e Stefano Sensi.

I pari pritet të largohet pasi është aktivizuar me pikatore dhe me ardhjen e Taremit, do të ketë edhe më pak hapësira. Kuadrado erdhi me bujë, por luajti shumë pak edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta, teksa zikaltrit i kanë komunikuar vendimin për ët mos rinovuar më kontratën që skadon më 31 maj, edhe për faktin që tashmë kanë afruar kanadezin Tajon Bukanan.

Sensi nuk bën pjesë në planet e Inzagit, andaj nuk do të rinovojë, për të vijuar karrierën si lojtar i lirë. Në të njëjtën rrugë është edhe mesfushori holandez Davy Klasen, që ka një kontratë 1+1, me Interin.

Në dyshim është edhe portieri Emil Audero, i cili ka bërë numrin 2 gjatë këtij sezoni. E ardhmja e tij varet nga braziliani Bento, të cilin Interi po provon ta marrë në Milano.

TË FUNDIT
4 orë
Kërkohen kandidatë për të qenë 'ndërlidhësit' e Hansi Flick në Barcelonë...
4 orë
Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma
4 orë
Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë
4 orë
Vendos supergoli i Granit Xhakës, Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë
5 orë
Real Madridi shpallet klubi më i pasur në botë, ja sa miliardë është vlera e tij

ME TE LEXUARA

1 ditë
Endrit Krasniqi - në formacionin më të mirë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut
4 orë
Kërkohen kandidatë për të qenë 'ndërlidhësit' e Hansi Flick në Barcelonë...
20 orë
Manchester Utd fiton Kupën e Anglisë
19 orë
“Lionel Messi ka prejardhje arbëreshe”, historiani befason me deklaratat e tij (VIDEO)
19 orë
Dortmundi përgatit festën
19 orë
Ekskluzive/ Zbulohen katër lojtarët e parë të Sylvinho për Euro 2024, Broja bën ‘misteriozin’: Kam ardhur për pushime
18 orë
Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

Hans flik hansi flick

Kërkohen kandidatë për të qenë ‘ndërlidhësit’ e Hansi Flick në Barcelonë…

inter fiorentina

Kualifikimi në Champions/ Interi dhe Juvja mbushin arkat, por kujdes nga Roma

rej manaj

Manaj përshëndetet me klubin turk, gati për një hap të madh në karrierë

XHAKA GRANIT

Vendos supergoli i Granit Xhakës, Leverkusen fiton edhe Kupën e Gjermanisë

belingam real madrid

Real Madridi shpallet klubi më i pasur në botë, ja sa miliardë është vlera e tij

kombetarja kuq e zi

Money| Sa pritet të fitojë Shqipëria nga pjesëmarrja në Euro 2024

kler caku

Kampionia shqiptare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë (VIDEO)

kombetarja

Ekskluzive/ Zbulohen katër lojtarët e parë të Sylvinho për Euro 2024, Broja bën ‘misteriozin’: Kam ardhur për pushime

Borusia Dortmund

Dortmundi përgatit festën

INFO

NA NDIQ